Projekt ideja për Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, që do të marrë emrin “Arena Kombëtare”, ka marrë miratimin e Këshillit Kombëtar të Territorit, ndërsa leja për zbatimin e tij do të jepet pasi të plotësohet dokumentacioni i plotë.

Projekti i arkitektit italian ka ngjallur jo pak debate, të cilat Kryeministri Rama i quan të pabaza, sa kohë sipas tij, ata që e sulmojnë nuk e kanë parë atë.

Si për të vërtetuar këtë, Kryeministri ka sjellë si fakt dhe tërheqjen e Shoqatës së Arkitektëve, të cilët pasi u njohën me projektin dhanë mbështetjen për mbledhjen e KKT.

Vlera e zbatimit të projektit kap shifrën e 50 milionë eurove dhe do të mundësohet falë një bashkëpunimi mes një kompanie pritave, që do të financojë 40 milionë euro dhe Federatës, e cila këtë shumë do ta sigurojë me mbështetjen financiare të FIFA -s, që sipas Kryeministrit, ka dhënë pëlqimin për projektin e “Arenës Kombëtare”.

Për rëndësinë e ndërtimit të stadiumit, të shtyrë prej disa vitesh, foli kreu i Federatës së Futbollit.

Rama deklaron se fasada e stadium aktual, që është objekt i trashëgimisë kulturore, do të ruhet.

Elja Zotka/Tv Klan