Platforma digjitale tokësore e TV KLAN ka nisur tashmë transmetimin edhe në rrethin e Librazhdit.

Ky stacion i ri, i cili ndodhet mbi kodrën në fshatin Librazhd Qendër, tek blloku i antenave celulare, ben të mundur mbulimin me sinjal digjital të banorëve të te gjithë kësaj zone. Kjo platformë, mbulon me sinjal HD qytetin e Librazhdit si dhe fshatrat Orenje, Floq, Funares, Kuterman, Dragostunje, Babje, Spatharë dhe Dardhë.

Për të marrë sinjalin digjital të platformës së TVKLAN, mjafton të keni një televizor të viteve të fundit ose një dekoder të thjeshtë DVB-T2, pa patur nevojë për asnjë kartë apo abonim.

Mjafton një antenë e thjeshtë e drejtuar nga maja e kodrës në fshatin Librazhd Qendër, të beni kërkim automatik në televizorin apo dekoderin tuaj dhe do t’ju renditen kanalet e platformës sonë: TV KLAN HD, KLAN PLUS HD, ABC NEWS HD, TV SCAN HD, SYRI HD, KLAN MACEDONIA HD, dhe KLAN MUSIC HD.

Platforma High Definition e TV KLAN, platforma e parë dhe e vetme private që ka nisur transmetimet dixhitale në rrethin e Librazhdit, dhe si gjithmonë e vetmja platformë që mund të shihet pa asnjë pagesë.