Platforma digjitale tokësore e TV KLAN ka nisur transmetimin edhe në zonën e Peqinit, Rrogozhinës dhe disa fshatra të Lushnjes.

Ky stacion i ri, i cili ndodhet mbi kodrën në Gjuzaj, përballë qytetit të Peqinit, tek blloku i antenave celulare, bën të mundur mbulimin me sinjal digjital të banorëve të gjithë kësaj zone.

Kjo platformë, mbulon me sinjal HD qytetet Peqin, Rrogozhinë si dhe fshatrat:

Galush, Paulesh, Bishqem, Çengelas, Pajovë, Lolaj, Shezë, Rrasë, Hysgjokaj, Selimaj, Çelhakaj, Gjocaj, Karinë, Thanasaj.

Për të marrë sinjalin digjital të platformës së TV KLAN, mjafton të keni një televizor të viteve të fundit ose një dekoder të thjeshtë DVB-T2, pa patur nevojë për asnjë kartë apo abonim.

Mjafton një antenë e thjeshtë e drejtuar nga maja e kodrës në Gjuzaj, të bëni kërkim automatik në televizorin apo dekoderin tuaj dhe do t’ju renditen kanalet e platformës sonë: TV KLAN, KLAN PLUS, ABC NEWS, TV SCAN, SYRI HD, KLAN MACEDONIA dhe KLAN MUSIC.

Platforma High Definition e TV KLAN, platforma e parë dhe e vetme private që nisi transmetimet digjitale në rrethin e Peqinit dhe si gjithmonë e vetmja platformë që mund të shihet pa dekoder dhe pa asnjë pagesë. /tvklan.al