Platforma digjitale tokësore e Tv Klan ka nisur tashmë transmetimin edhe në rrethin e Skraparit.

Ky stacion i ri, i cili ndodhet mbi kodrën Vërzhezhë, në veri të qytetit të Çorovodës, tek blloku i antenave celulare, bën të mundur mbulimin me sinjal digjital të banorëve të gjithë kësaj zone.

Kjo platformë, mbulon me sinjal High Definition qytetin e Çorovodes, si dhe fshatrat Gradec Qendër, Veseshtë, Çerenisht, Koprëncë, Muzhenckë, Malind dhe gjithë fshatrat e tjerë më të vegjël, të cilët kanë pamje direkte nga stacioni ynë transmetues mbi majën e kodrës Vërzhezhë.

Për të marrë sinjalin digjital të platformës së TVKLAN, mjafton të keni një televizor të viteve të fundit ose një dekoder të thjeshtë DVB-T2, pa patur nevojë për asnjë kartë apo abonim.

Mjafton një antenë e thjeshtë e drejtuar nga Kodra Vërzhezhë, mbi qytetin e Çorovodës, të beni kërkim automatik në televizorin apo dekoderin tuaj dhe do t’ju renditen kanalet e platformës sonë: TVKLAN HD, KLANPLUS HD, ABC NEWS HD, TV SCAN HD, KLAN NEWS HD, EURONEWS ALBANIA HD, SYRI HD, IN TV HD, KLAN MACEDONIA HD, dhe KLAN MUSIC HD.

Platforma High Definition e TVKLAN, platforma e parë dhe e vetme private që ka nisur transmetimet dixhitale në rrethin e Skraparit.

Gjithashtu, njoftojmë të gjithë teleshikuesit tanë në të gjithë Shqiperinë, që platformës sonë i janë shtuar edhe 2 kanale te reja, Euronews Albania dhe IN TV. Për marrjen e këtyre kanaleve të reja duhet të bëni kërkim automatik në televizorët apo dekoderat tuaj.

Për të ndjekur kanalet e platformës sonë ju nevojitet vetëm një televizor me akses DVB-T2 dhe një antenë e zakonshme. Këto kanale televizive transmetohen si gjithmonë pa asnjë pagesë për qytetarët.

Pas instalimit të këtij stacioni në zonën e thellë të Skraparit, Televizioni Klan vazhdon punën për përfundimin e investimeve në proces për mbulimin me sinjal edhe të katër bashkive të tjera në jug të vendit.

Shumë shpejt platforma më e madhe digjitale private e Tv Klan do të mbulojë me sinjal edhe zonat e Tepelenës, Memaliajt, Përmetit dhe Kelcyrës, e për të vazhduar dhe me ato pak zona të vogla që kanë mbetur për të mbuluar me sinjal High Definition të gjithë Shqipërinë.

Tv Klan