Klan High Definition tani edhe në Tepelenë



Klan High Definition tani edhe në Tepelenë

19:58 07/04/2021

Platforma Kombëtare digjitale tokësore e TV KLAN ka nisur tashmë transmetimin edhe në rrethin e Tepelenës.

Ky stacion i ri, i cili ndodhet në kodrën e fshatit Beçisht, bën të mundur mbulimin me sinjal digjital të banorëve të të gjithë kësaj zone.
Kjo platformë,  mbulon me sinjal High Definition qytetet Tepelenë dhe pjesërisht Memaliaj si dhe fshatrat e këtyre dy bashkive: 

Haderajt 

Pronevik 

Çaushaj 

Malas 

Varfaj 

Bajraktar 

Zhulaj 

Meçaj 

Bozanë 

Leshnjë 

Përpan 

Anë –Vjosë 

Vasjar 

Sheshi

Veliqot

Luzat,

si dhe fshatrat e tjerë më të vegjël, të cilët kanë pamje direkte nga stacioni ynë transmetues në Beçisht.

Për të marrë sinjalin digjital të platformës së TVKLAN, mjafton të keni një televizor të viteve të fundit ose një dekoder të thjeshtë DVB-T2, pa patur nevojë për asnjë kartë apo abonim.

Mjafton një antenë e thjeshtë e drejtuar nga stacioni ynë në Fshatin Beçisht, të beni kërkim automatik në televizorin apo dekoderin tuaj dhe do t’ju renditen kanalet e platformës sonë: TV KLAN HD, KLAN PLUS HD, ABC NEWS HD, TV SCAN HD, KLAN NEWS HD, EURO NEWS ALBANIA HD, SYRI HD, IN TV HD, MCN TV HD,  KLAN MACEDONIA HD, dhe KLAN MUSIC HD.

Platforma High Definition e TV KLAN, platforma e parë dhe e vetme private që ka nisur transmetimet dixhitale në rrethin e Tepelenës.

Për të ndjekur kanalet e platformës sonë ju nevojitet vetëm një televizor me akses DVB-T2 dhe një antenë e zakonshme. Këto kanale televizive transmetohen si gjithmonë pa asnjë pagesë për qytetarët.







Të ngjashme