Klan News – 41 % e popullsisë e vaksinuar me të dyja dozat




Klan News – 41 % e popullsisë e vaksinuar me të dyja dozat

19:15 23/01/2022

Daja: Prindërit hezitojnë të vaksinojnë fëmijët, vetëm 3% e grupmoshës 16-18 vjeç e imunizuar

Vaksinimi antiCovid i popullsisë është rritur gjatë Janarit. Sipas ekspertëve të Institutit të Shëndetiti Publik, ndikim në këtë rritje ka vendimi për paraqitjen e certifikatës së vaksinimit në punë por edhe rritja e të infektuarve. Gjatë 20 ditëve të para të Janarit janë kryer mbi 150 mijë vaksinime. 

Mosha e tretë ka mbulesën më të madhe vaksinale ndërsa vaksinimi i fëmijëve mbetet i ulët. Te grupmosha 16-18 vjeç janë vaksinuar vetëm 3%.

Sipas ISHP-së, qarqet që kanë popullsië më të vjetër kanë edhe vaksinimin më të lartë. Ndërkohë që shqetësim mbeten ato bashki që kanë një mbulesë të ulët vaksinale që arrin deri në 30 %.

Deri më tani mjekët e familjes kanë identifikuar mbi 22 mijë persona që janë vaksinuar jashtë vendit dhe të dhënat e tyre po hidhen në sistemin e-Albania.

Klan News











Të ngjashme