#KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan

Spiker: Besard Jacaj

Headline Klan News 6 Prill 2023 ora 12.00

7 kampionë sporti gradohen “kolonel” në fa

Marrin gradën “kolonel” 7 sportistë elitarë nga Shqipëria e Kosova, të cilët iu bashkuan Forcave të Armatosura. Kryeministri Rama deklaroi se rritja e pagave për ushtarakët do të vijojë dhe brenda pak vitesh do të arrijë mesataren e NATO-s.

Shqipëria me SHBA e Britaninë, bllok Rusisë në OKB

Shqipëria së bashku me SHBA, Britaninë dhe Maltën bojkotojnë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së fjalën e të dërguarës së Rusisë për të drejtat e fëmijëve. Bllokojnë edhe takimin për Ukrainën të kërkuar nga Moska për evakuimin e fëmijëve nga zonat e konfliktit.

Kurti takim me Vuçiç në Bruksel, brenda muajit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti konfirmoi se brenda muajit do të takohet në Bruksel me presidentin serb Vucic. Ai sqaroi se sipas marrëveshjes personave të pagjetur do t’u referohen si të “të zhdukur me dhunë”.

Sherr për komentet në TikTok, dy të plagosur

Konflikt me armë të ftohta mes dy të rinjve për komentet në Tik Tok. Ngjarja ndodhi shumë pranë bashkisë së Durrësit. Të plagosurit morën trajtimin në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grevat në evropë rrezikojnë ndërprejnë e udhëtimeve

Europa pritet të përballet me ndërprerje të fluturimeve gjatë pashkëve. Shkak janë grevat që kane perfshire Francën, Portugaline, Britanine dhe Gjermanine. Kompanite ajrore kerkojne të rimekemben pas pandemisë Covid 19

Silvio Berluskoni diagnostikohet me leuçemi

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është diagnostikuar me leuçemi. 86 vjeçari rezultoi edhe me probleme në frymëmarrje për shkak të pmeumonisë dhe ndodhet në terapi intensive.