KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan

Spiker: Enita Mema

Headlines Klan News 1 Mars Ora 15.00

Rama në Baku: Ndërtojmë në Vlorë qendër për gazin

Kryeministri Rama dhe presidenti i Azerbajxhanit diskutuan në Baku projektet e përbashkëta energjitike. Në samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit, Rama u shpreh se, synohet ndërtimi i një qendre gazi në Vlorë. Greqia ndryshon kurs: Mbeshtet integrimin e Shqiperisë

Greqia ndryshon qëndrim përsa i përket bllokimit të procesit integrues të Shqipërisë.

Në një letër firmosur nga 7 vende të BE-së, midis tyre dhe Ministri i Jashtëm i grek, kërkohet që zgjerimi i unionit, të kryhet sa më shpejt.

Gjiknuri në SPAK që prej 6 orësh, vijon ende deshminë

Ish-ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, është paraqitur këtë të premte në SPAK. Që prej orës 9 të mëngjesit ai është duke dëshmuar si person në dijeni të rrethanave të një hetimi.

“The Sun”: Shqipëria, peizazhe të mahnitshme

Shqipëria po bëhet një destinacion gjithnjë e më i njohur për britanikët falë bregdetit, peizazheve mahnitëse dhe cmimeve të lira. ‘The Sun’ thotë se, vendi ynë është mjaft popullor vitet e fundit për pushuesit britanikë.

“Putin vrasës”, 400 mijë persona në funeralin e Navalnit

Rreth 400 mijë persona morën pjesë në funeralin e ish liderit të opozitës rusë, Aleksei Navalni. Ata nuk iu binden urdhrit të autoriteteve për ceremoni private. Qytetarët e cilësuan presidentin Putin, një vrasës