KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan

Spiker: Enita Mema

Headlines Klan News 13 Mars

Shtyhet konferenca e kryetarëve, ngërç për komisionet

Shtyhet Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Kjo për shkak se ende nuk është arritur dakordësia për objektin e hetimit të dy komisioneve, atë për ndërhyrjet në sistemin TIMS dhe koncesionet në Shëndetësi.

Pakti PS-PD, Rama: Nuk është pazar me ‘non gratën’

Kryeministri Rama ka reaguar pas dakordësisë me PD-në për ngritjen e komisioneve hetimore. Sipas tij, nuk është një pazar me ‘non gratën’, dhe se kërkesat e deputetëve të PD, do të pranohen vetëm sipas kornizës kushtetuese.

Qëlluan mbi 100 plumba, në atentat 4 autorë

Atentati ne Shkodër u krye nga 4 persona ndersa 3 te rinjte i shpëtuan mbi 100 plumbave. Punonjësi i policisë dhe kunati i tij morën nga një plumb në bark ndërsa gjatë dëshmisë në spital, deklaruan se nuk i panë autorët.

Kryhet ekstradimi i parë nga Dubai

Kryhet ekstradimi i parë nga Dubai. Bruno Çobo do të përballet me drejtësinë shqiptare pasi akuzohet si pjesë e një grupi mashtruesish që ka përfituar 4.7 milionë euro nëpërmjet Call Centrave

Shqipëria, rekord për rritjen e netqëndrimeve

Sipas të dhënave të publikuara nga EUROSTAT rezulton se, Shqipëria ka një rritje të netqëndrimeve me 56.8%, nivel rekord në krahasim me vendet e Bashkimit Euroapian. Pas vendit tonë renditet Malta e Qipro.