KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan
Spiker: Besard Jacaj
Headlines Klan News 28 Shkurt
Zelensky me Ramën: Të bashkëprodhojmë municione
Presidenti Zelensky i ka kërkuar vendeve të rajonit të tonë që të bashkëprodhojnë armë e municione për Ukrainën. Ai u prit në një takim të veçantë nga kryeministri Rama, të cilit i dorëzoi medaljen e lartë
Samiti për Ukrainën, “nënshtrohet” Vuçiç
Samiti i Ukrainës në Tiranë dënoi sulmet ruse. Në dokumentin e firmosur nga liderët e Evropës juglindore kërkohet largimi i trupave nga Ukraina dhe dënimi i përgjegjësve për krimet e luftës. Agresionin e dënoi edhe Vuçiç.
SHBA kundër Francës: Jo trupa në Ukrainë
Edhe Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë dërgimin e trupave ushtarake në Ukrainë. Ministria e jashtme e Francës ka sqaruar deklaratën e Macron duke theksuar se, dërgimi i trupave duhet për nevoja specifike, jo për luftë
Tronditet Korça, dy të vrarë me armë zjarri
Dy të vrarë me armë zjarri në qytetin e Korçës. autori ende i paidentifikuar qëlloi për vdekje 40-vjeçarin Emiljano Pine dhe më pas vrau veten. ende të paqarta motivet e ngjarjes.
Tatimi i profesioneve të lira, ligji në kushtetuese
Deputetët e opozitës kanë dërguar në Gjykatë Kushtetuese ligjin për tatimin e profesioneve të lira. Ata thonë se po goditen disa kategori të profesioneve të ndryshme prandaj kushtetuesja duhet ta shfuqizojë.
Ppresidenca, kështjella e fundit e monopolit etnik
Zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kandidat për president, ka deklaruar në një intervistë për TV Klan se kandidatura e tij tejkalon kufijtë etnik e partiak dhe është një referendum për barazinë në shtet