KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan
Spiker: Oljana Maloku
Headlines Klan News 11 Mars
Vrasja e babait, prokuroria kryen eksperimentet me 4 familjaret
Për zbardhjen e vrasjes së Pëllumb Metës, prokuroria ka çuar në poligon 3 fëmijët dhe bashkëshorten e tij. Nga eksperimenti rezulton se vajza studente di të qëllojë me armë, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes nuk pranuan të qëllonin.
Sherri në rrjetet sociale, vritet me thikë në Fier 19-vjeçari
Një 19 vjecar ka mbetur i vrarë me thikë në qendër të Fierit. Policia ka arrestuar autorin ndërsa ka mbetur i plagosur dhe një tjetër i ri, i cili u fut për t’i ndarë. Shkak për këtë krim është bërë një konflikt në rrjetet sociale.
PE dritë jeshile planit 6 miliardë € për Ballkanin Perëndimor
Në komisionet e Parlamentit Evropian ka marre dritë jeshile plani prej 6 miliardë eurosh për investime në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Këto fonde do të kushtëzohen me procesin e reformave.
Media spanjolle: Shqipëria, vend që të rrëmben ndjenjat
Media spanjolle e cilësojnë Shqipërinë si një nga destinacionet turistike më tërheqëse gjatë këtij viti. E përditshmja “El Viajero Fisgón” thotë se vendi të rrëmben ndjenjat me natyrën e bukur, historinë dhe kulturën unike.
Fundi luftës në Ukrainë, Orban zbulon planin e Trump
Pas takimit me Trump, kryeministri hungarez Orban zbuloi planin që ish-presidenti ka për të ndaluar luftën në Ukrainë në rast se do të rizgjidhet president. Sipas tij kjo arrihet duke hequr ndihmat ushtarake e financiare Ukrainës.
Oscars 2024, “Oppenheimer” fiton 7 çmime
“Oppenheimer”, u shpall si filmi më i mirë në ceremoninë e “Oscar” duke fituar 7 cmime, ndërsa Cillian Murphy u shpall aktori më i mirë. Nga regjisorët, çmimi shkoi për Christopher Nolan.