KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan

Spiker: Oljana Maloku

Headlines Klan News 19 Mars

“Sazani”, Rama: S’falim pasuri, shqyrtojmë projektin

  1.  Kryeministri Edi Rama deklaron se aplikimi i projektit ne Ishullin e Sazanit po shqyrtohet nga qeveria sipas ligjit. Ai konfirmoi se nuk bëhet fjalë për të falur asnjë pasuri të shqiptarëve ndërsa po shqyrtohet edhe pjesëmarrja e shtetit ne investim.

Varhelyi: Mos nxirrni pengesa për Shqipërinë, i plotësoi kushtet

  •  Eurokomisioneri Oliver Varhelyi ka kërkuar hapjen e menjëhershme të kapitujve të parë të negociatave me Shqipërinë. Sipas tij, vendi ynë ka plotësuar të gjitha kushtet e caktuara nga Bashkimi Evropian.

Zyrtari i DASH në zyrat e SPAK: Mos u dorëzoni, bëni ndryshimin

  •  Zyrtari i Larte i Departamentit te Shtetit nga Tirana, ka nxitur drejtesine shqiptare qe ti japin fund pandeshkueshmerise dhe te mos dorezohen pasi jane ata qe po sjellin ndryshimin e kërkuar.

Eurot në oxhak,  20 muaj burg për Alda Klosin, 56 muaj pastrueses

  •  Denohet me 20 muaj burg ish zyrtarja Alda Klosi per 500 mije eurot e gjetura ne oxhakun e apartamentit te pastrueses. Kjo e fundit u denua me 4.8 vite burg ndersa djali i saj me 3.4 vite burg

“Radio France”: Turizmi, përse Shqipëria po konkurron fqinjët

  •  Nga vendi më i mbyllur i botës, nën diktaturën e Enver Hoxhës, Shqipëria sipas Radio France po shndërrohet në një destinacion trend turistik. Media franceze nënvizon objektivin e Shqioerise per 14 mln turiste kete vit.

Dialogu e dinari në Bruksel, BE trysni Kosovës dhe Serbisë

  •  Kosova e Serbia po negociojne zbatimin e marrëveshjeve dhe gjetjen e nje zgjidhje per Dinarin ne Bruksel. Kryenegociatoret ndodhen ne trysnine e BE-se per te gjetur zgjidhje per normalizmin e marrëdhënieve Prishtine-Beograd.