KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan

Spiker: Oljana Maloku

Headlines Klan News 20 Mars

PS-PD caktojnë anëtarët e 2 komisioneve hetimore

  •  Pas arritjes së marrëveshjes, demokratet kanë zgjedhur anëtarët dhe kryetarët e të dy komisioneve parlamentare hetimore, ndërsa socialistët kanë bërë publikë vetëm emrat e nënkryetarëve.

Vrasja e Bejtjas 2 në pranga, ikën me “golf”  të zi pas ngjarjes

  •  Pak dite pas atentatit ndaj Gentian Bejtjes në Fushë Krujës policia ka arrestuar dy persona. Ilir Beqaraj akuzohet si një prej autorëve të krimit, ndërsa Edison Haxhiu për krijimin e kushteve të vrasjes. Ata u larguan pas ngjarjes me nje Golf te zi

“Escape”: zbuloni Shqipërinë, vendi parajsë për pushime

  • Media australiane ‘Escape’ e krahason rivierën shqiptare me Ibizën e Spanjës. Ajo rekomandon udhëtarët të zbulojnë bukuritë e vendit tonë dhe thotë se është një destinacion qe i ngjan nje parajse te vertete.

BE “i heq veton” Greqisë, shumicë të cilësuar për vendimet

  •  Komisioni Evropian propozon zyrtarisht heqjen e unanimitetit ne votimin për pranimin në BE të shteteve të reja. Kërkohet shumice e cilësuar për vendimet.  Kjo nisme do zhbllokonte edhe ngeçin e Shqipërisë me veton Greke

Manastiri serb regjistron pronën 24 ha, Kosova drejt KiE

  • Manastiri i Deçanit regjistron ne pronësi 24 ha toke,  pas vendimit te qeverise Kurti. Kosova pritet ti hapet drita jeshile për anëtarësimin ne Këshillin e Evropës ne mbledhjen e prillit.

Juventus, interes për mbrojtësin Mario Mitaj

  •  Mario Mitaj tërheq vëmendjen e një prej klubeve më të suksesshme të Serie A, Juventusit. Mbrojtësi kuqezi shihet nga drejtuesit bardhezi si një investim me potencial per te ardhmen.