KlanNews #KlanNewsLajme #tvklan

Spiker: Oljana Maloku

Headlines Klan News 21 Mars

Dështimi i “zgjedhores” PS-PD përplasen në kuvend

  • Ndalet kaosi ne Kuvend por jo akuzat. Opozita dhe mazhoranca bene përgjegjësi njera-tjetrën per deshtimin e reformës zgjedhore. Basha zapton foltoren, përjashtohet nga kryetarja e Kuvendit.

Vrasja e Bejtjes, Ilir Beqaraj shoqëroi katër autorët

  •  Hetimet zbardhin rolin e te arrestuarve ne vrasjen e Gentjan Bejtjes ne Fushe Kruje.Ilir Beqaraj, dyshohet se ka patur rolin e transportuesit të 4 autorëve. Kamerat e identifikojne në fshatin Hasan, një minut pasi u dogj automjeti i përdorur në krim.

“Financial Times” jehonë Shqipërisë

antike: Prekni historinë 

  •  Financial Times promovon Shqiperine antike. U sugjeron turisteve destinacione historike që i kthejnë pas në kohë. Butrinti, Apolonia dhe Gjirokastra nuk duhen lëne pa u vizituan.

Zyrtari i DASH takon Osmanin shmang Kurtin: Fokus të drejtësia

  • Zyrtari i larte i DASH takon presidenten Vjosa Osmani dhe shmang kryeministrin Albin Kurti gjate takimit ne Kosove. Tedd Robinson foli per mbështetje ne forcimin e institucioneve dhe drejtësise.

SHBA, rezolutë  në OKB, kërkon armëpushim në gaza  

  • SHBA rrit presionin ndaj Izraelit dhe paraqit një projekt rezolutë për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Nisma u njoftua nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken, i cili vijon takimet në Lindjen e Mesme.

Miqësorja me Kilin, biletat shiten edhe në stadium

  •  Tifozët shqiptarë që janë të interesuar për të ndjekur ndeshjen miqësore Shqipëri-Kili, mund të blejnë biletat edhe në biletarinë e stadiumit “Enio Tardini” të Parmës. Sfida luhet neser ne 20.45 dhe transmetohet ne TV Klan.