Në kalanë e Argjirosë po bëhen përgatitjet e fundit për skenografinë, bëhen gati edhe grupet folklorike

Në Gjirokastër po bëhen përgatitjet e fundit për Festivalin Kombëtar Folklorik. Pjesa më e madhe e punimeve në kalanë e Argjirosë ka përfunduar. Momentalisht po bëhen punimet e fundit për skenografinë.

Në këtë skenë madhështore do të ngjiten rreth 1200 artistë nga Shqipëria dhe diaspora. Sipas organizatorëve, gjithçka do të jetë gati në fundjavë kur nis edhe festivali.

Përgatitjet e fundit po bëjnë edhe grupet pjesëmarrëse. Njëri prej anëtarëve të ansamblit Lunxhëria tregon për Klan News se çfarë do të sjellë risi ky grup në festivalin e këtij viti.

Në festivalin e këtij viti do të ketë grupe pjesëmarrëse nga të gjitha qarqet e vendit. Ky aktivitet i rëndësishëm kulturor rikthehet pas 8 viteve mungesë, për shkak edhe të pandemisë së Covid-19. Festivali Folklorik i Gjirokastrës do të nisë më 24 Qershor dhe përfundon më 1 Korrik.

Klan News