Këtë të hënë në Klan Plus nisi edicioni më i ri sportiv. Nga e hëna në të premte në orën 19:30 “Sport Plus” do të jetë një hapësire tërësisht kushtuar sportit. Një këndvështrim ndryshe i aktiviteteve sportive si nga vendi ashtu edhe nga bota.

Nën moderimin e Viola Spiros mbrëmja do të jetë tërësisht dedikuar sportit.

Për këtë arsye edicioni qendror i lajmeve në Klan Plus do të s’postohet në orën 19:00.

Cili ishte lojtari i javës, goli më i bukur, rasti më i mirë, parakalimi më spektakolar, gafa e ditës si dhe detaje e kuriozitete nga jeta jashtë fushe e yjeve më në zë të sportit.

“Sport Plus” do jetë një dritare për ta parë sportin në një këndvështrim tjetër, jo si të mërzitshëm por me aksion, ritëm, emocione pse jo dhe me të qeshura.

/tvklan.al