Vetëm heshtja mbizotëron sot në lagjen “Syrja Dylgjeri” në Elbasan pas përcjelljes në varreza të të riut Elton Hodo.

Sipas të afërmve, depresioni ishte një ndër motivet që e çoi 38 vjecarin drejt vetëvrasjes.  Ai nuk mundi t’u nmbijetojë plagëve të marra nga diegia.

Për Klan Plus personat që e njihnin tregojnë se prej vitesh ai jetonte mes Francës, Rusisë dhe shtetit grek bashkë me familjen e tij. Në Shqipëri kishte vetëm 2 muaj që ishte rikthyer, ku jetonte vetëm në këtë apartament ku kishte kaluar fëmijërinë.

Jetesa e vështirë që fëmijë, vitet e gjata larg vendlindjes, dhe humbja e nënës para dy vitesh janë shpjegimi që japin të afërmit për gjendjen e tij depresive, të cilat e shtynë Eltonin në vetëvrasjen tragjike.

Burimi: Klan Plus