Klanet e Tiranës kanë zgjedhur qytezën e Garganos si portë hyrëse në Europë, dhe interesat e trafikuar ndërkombëtar të drogës kanë shtuar oreksin për “Luftën e re të mafias” në provincën e Foggia-s.

Kështu e nis e përditshmja italiane “Il Fatto Quotidiano” reportazhin kushtuar rrjeteve shqiptare të trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas Fatto Quotidiano, kanali që shqiptarët kanë ngritur për futjen e drogave në Europës është në rritje të konsiderueshme, nisur edhe nga vlerësimet më të fundit të Europol-it.

Trafiku i marijuanës, kokainës por edhe heroinës së ardhur nga Shqipëria kanë shpërthyer luftën mes grupeve mafioze, pas të cilave qëndrojnë një sërë vrasjesh të kryere gjatë vitit 2017 në qytetin e Foggia-s. Të fundit ishin 4 të vrarë në fshatrat e qytetit puljez por edhe atentati me kallashnikov ndaj një bosi mafioz dhe familjarëve të tj. Gjithçka është e lidhur, shpjegon një kolonel i karabinierisë së Foggia-s i pyetur nga gazeta italiane.

Rruga e re e mafias shqiptare është pikërisht Gargano në Foggia, një zhvendosje më në veri të rrugëve të trafikut, duke braktisur kanalet e Salentos ku prej vitesh, nga Brindisi e poshtë, zbarkonin ngarkesat e mëdha të drogës.

Tv Klan