Në vetëm 2 javë aplikacioni “Klani IM” ka arritur mbi 100 mijë shkarkime.

Aplikacioni “Klani IM” është i disponueshëm për platformat iOS dhe Android, ku mund të ndiqni falas pa pagesë live në kohë reale 16 kanale.

Teknologjia e fundit e transmetimeve OTT përmes aplikacionit “Klani IM” ju mundëson të ndiqni nga celulari apo tableti juaj kanalet Klan HD, Klan Plus, Klan News, News 24, ABC, Syri TV, EuroNews, Scan, RTSH 1, Klan Macedonia, T7, RTSH Shqip, RTSH Film, RTSH Femije, Klan Music dhe IN TV.

Një program direkt apo një serial që shihet në platformën OTT mund të ndalohet dhe të riniset aty ku ishte ndalur. Përmes OTT mund të vihen në regjistrim kanale, programet e të cilave mund të shihen në çdo kohë.

Ditën e djeshme në programin “Rudina” në Tv Klan ishte i ftuar edhe inxhinieri i këtij aplikacioni, Olti Bushi i cili demonstroi përmes një tableti gjithë procedurën e shkarkimit dhe mënyrën se si funksionon ky aplikacion. (Shiko videon për më shumë)

Me këtë platformë, programet e Tv Klan do të shfaqen tashmë jo vetëm në televizorë, por në çdo ekran tjetër të pajisjeve të ndryshme si telefonat smart me sistem Android apo iOS, tablet, laptop apo kompjuter, që tashmë janë në përdorim nga çdo moshë e kategori, por në mënyrë të veçantë nga të rinjtë. Asgjë nuk ju humbet me “Klani IM”, aplikacionin e disponueshëm për t’u shkarkuar në dy platformat iOS dhe Android. /tvklan.al

Shkarko aplikacionin për iOS

Shkarko aplikacionin për Android