Gjatë ditës së sotme numri i përdoruesve të aplikacionit “Klani IM” ka arritur shifrën e 450 mijë shkarkimeve.

Teknologjia e fundit e transmetimeve OTT përmes aplikacionit “Klani IM” ju mundëson të ndiqni nga celulari apo tableti juaj kanalet Klan HD; Klan Plus; Klan News; News 24; ABC; Syri TV; EuroNews; Ora News HD; Fax News; RTV Ora HD; Scan TV; RTSH 1; RTSH Shqip; RTSH Film; RTSH Fëmijë; MCN TV; Klan Macedonia; T7; Klan Music; IN TV dhe BBF.

Përmes teknologjisë OTT ju mund të shihni programet e preferuara në çdo kohë.

Një program, një dokumentar, film apo një serial që po transmetohet direkt dhe që mund të shihet live në platformën OTT mund të ndalohet dhe të riniset aty ku ishte.

Me këtë platformë, programet e Tv Klan do të shfaqen tashmë jo vetëm në televizorë, por në çdo ekran tjetër të pajisjeve të ndryshme si telefonat smart me sistem Android apo iOS, tablet, laptop apo kompjuter, që tashmë janë në përdorim nga çdo moshë e kategori, por në mënyrë të veçantë nga të rinjtë.

Aplikacioni “Klani IM” është i disponueshëm për platformat iOS, Android dhe Samsung Smart TV (nga viti 2017) ku mund të ndiqni falas, pa pagesë, live në kohë reale 21 kanale televizive dhe 4 kanale radio. /tvklan.al

Shkarko aplikacionin për iOS

Shkarko aplikacionin për Android