Pjesë e një prej platformave më të mëdha në botë

Klani IM licencohet nga një prej platformave  më të mëdha të shërbimeve audiovizive botërore “Amazon Fire TV” dhe mund të shikohet në të gjitha pajisjet nën markën e saj, me anën e Fire TV Stick.

Amazon Fire Tv, platforma televizive botërore e lancuar nga Amazon 6 vjet më parë, aktualisht ka mbi 50 milionë përdorues aktiv në muaj.

Amazon Fire Tv është platforma Nr. 1 më e ndjekur në SHBA, Mbretëri e Bashkuar, Gjermani, Indi dhe Japoni. Fire TV Stick, produkti me anë të së cilës shikohen një pafundësi kanalesh, është aktualisht nr.1 “bestseller” si më i shituri kudo në botë.

Tani shikuesit nga çdo cep i globit mund të shikojnë të gjitha kanalet televizive të Klani IM si dhe programet me kohë të regjistruar, krahas platformave televizive ndërkombëtare që janë pjesë në Amazon Fire Tv, si Netflix, YouTube, Prime Video, Disney+, Apple TV, HBO dhe qindra të tjerë.

Tv Klan