25 kanale televizive pa pagesë në të gjithë botën

Aplikacioni “Klani IM” ka kaluar çdo pritshmëri në shumë pak kohë. Mbrëmjen e 18 Prillit aplikacioni Klani IM ka arritur numrin e më shumë se 600 mijë përdoruesve nga e gjithë bota.

“Klani IM” renditet në vendin e dytë në sistemin iOS si aplikacioni më i shkarkuar i momentit në rajon.

Platforma që ofron pa pagesë 25 kanalet më të mira televizive shqiptare, është shndërruar në një nga aplikacionet më të përhapura mes shqiptarëve kudo që jetojnë.

Teknologjia e fundit e transmetimeve OTT përmes aplikacionit “Klani IM” ju mundëson të ndiqni nga celulari apo tableti juaj kanalet Klan HD; Klan Plus; Klan News; News 24; ABC HD; Syri TV; EuroNews; A2; Ora News HD; Report TV; Fax News; RTV Ora HD; Scan TV; RTSH 1; RTSH Shqip; RTSH Film; RTSH Fëmijë; MCN TV; Club TV; Klan Macedonia; T7; Klan Music; IN TV; BBF dhe FolkloRit TV.

Mjafton një smartphone, një televizor smart apo një tablet për ta shkarkuar aplikacionin, që më pas mund të përdoret lehtësisht për të parë programet e larmishme nga çdo cep i botës.

“Klani Im” përbën një risi teknologjike në cilësinë e figurës dhe të zërit, por mbi të gjitha për mënyrën sesi përdoruesit tashmë mund të ndjekin kanalet dhe programet e preferuara.

Përmes këtij aplikacioni nuk është më nevoja që shikuesit të qëndrojnë të mbërthyer përpara televizorit, por ato mund t’i shohin në çdo kohë, kur të dëshirojnë dhe pa kushtëzuar nga vendi ku ndodhen.

Një program direkt apo një serial mund të ndalohet dhe të riniset aty ku ishte ndalur. Po ashtu përmes këtij aplikacioni mund të vihen në regjistrim kanale, programet e të cilëve mund të shihen në çdo kohë.

Aplikacioni “Klani Im” është një shërbim që u ofrohet falas shikuesve nëpërmjet internetit, i disponueshëm për platformat iOS, Android dhe Samsung Smart TV. /tvklan.al

Shkarko aplikacionin për iOS

Shkarko aplikacionin për Android