Gjatë ditës së sotme numri i shkarkimeve ka arritur në mbi 200 mijë përdorues në aplikacionin “Klani IM”.

Aplikacioni është i disponueshëm për platformat iOS dhe Android, ku mund të ndiqni falas, pa pagesë, live në kohë reale 19 kanale televizive dhe 4 kanale radio.

Teknologjia e fundit e transmetimeve OTT përmes aplikacionit “Klani IM” ju mundëson të ndiqni nga celulari apo tableti juaj kanalet Klan HD; Klan Plus; Klan News; News 24; ABC; Syri TV; EuroNews; Ora News HD; RTV Ora HD; Scan; RTSH 1; Klan Macedonia; T7; RTSH Shqip; RTSH Film; RTSH Fëmijë; Klan Music; IN TV dhe BBF.

Një program, një dokumentar, film apo një serial që po transmetohet direkt dhe që mund të shihet live në platformën OTT mund të ndalohet dhe të riniset aty ku ishte.

Përmes OTT mund të vihen në regjistrim kanale, programet e të cilave mund të shihen në çdo kohë.

Me këtë platformë, programet e Tv Klan do të shfaqen tashmë jo vetëm në televizorë, por në çdo ekran tjetër të pajisjeve të ndryshme si telefonat smart me sistem Android apo iOS, tablet, laptop apo kompjuter, që tashmë janë në përdorim nga çdo moshë e kategori, por në mënyrë të veçantë nga të rinjtë.

Asgjë nuk ju humbet me “Klani IM”, aplikacionin e disponueshëm për t’u shkarkuar në dy platformat iOS dhe Android. /tvklan.al

Shkarko aplikacionin për iOS

Shkarko aplikacionin për Android