23 kanale televizive pa pagesë në të gjithë botën

Në vetëm 3 muaj e gjysmë, aplikacioni “Klani Im” numëron më shumë se 500 mijë përdorues nga e gjithë bota.

Platforma që ofron për momentin 23 kanalet më të mira televizive shqiptare pa pagesë, është shndërruar në një nga aplikacionet më të përhapura mes shqiptarëve kudo që jetojnë.

Mjafton një smartphone, një televizor smart apo një tablet për ta shkarkuar aplikacionin, që më pas mund të përdoret lehtësisht për të parë programet e larmishme nga çdo cep i botës.

“Klani Im” përbën një risi teknologjike në cilësinë e figurës dhe të zërit, por mbi të gjitha për mënyrën sesi përdoruesit tashmë mund të ndjekin kanalet dhe programet e preferuara.

Përmes këtij aplikacioni nuk është më nevoja që shikuesit të qëndrojnë të mbërthyer përpara televizorit, por ato mund t’i shohin në çdo kohë, kur të dëshirojnë dhe pa kushtëzuar nga vendi ku ndodhen.

Një program direkt apo një serial mund të ndalohet dhe të riniset aty ku ishte ndalur. Po ashtu përmes këtij aplikacioni mund të vihen në regjistrim kanale, programet e të cilëve mund të shihen në çdo kohë.
Aplikacioni “Klani Im” është një shërbim që u ofrohet falas shikuesve nëpërmjet internetit, i disponueshëm për platformat IOS dhe Android.

Tv Klan