Ka vetëm dy muaj që është prezantuar dhe aplikacioni Klani Im ka thyer çdo rekord. Këtë e konfirmon inxhinieri Olti Bushi, i cili nga studio e “Rudina” tha se në vetëm dy muaj Klani Im ka mbi 400 mijë shkarkime. Ai e cilëson këtë një rekord absolut.

“Kemi mbyllur muajin e dytë, pra kemi hyrë në muajin e tretë. Aktualisht numri i përdoruesve është 400 mijë, është absolutisht një rekord absolut, lidhur me një aplikacion të këtij niveli, pra të televizionit në telefonin tuaj. Një rekord i arritur në kohë shumë të shkurtër dhe absolutisht me një rritje eksponenciale shumë të madhe”.

Ky sukses i jashtëzakonshëm pohohet edhe tek fakti se Google e ka listuar si aplikacionin më të shkarkuar të momentit. Bushi thotë se Klani Im aktualisht renditet i pari nga gjigandi i kërkimit, si aplikacioni më i shkarkuar i momentit.  

“Duke qenë se shkarkimet kanë qenë shumë të larta, aktualisht në Shqipëri, por edhe në rajon, mjafton që të kërkohet vetëm dy gërmat e para “KL” dhe pjesa tjetër të rekomandon menjëherë. Google e ka listuar si aplikacionin më i shkarkuar i momentit, pra është në vend të parë. Kështu që mjafton edhe mos ta kërkosh fare, ai të renditet automatikisht në Google si i rekomanduar”.

Inxhinieri tha gjithashtu se tanimë të gjithë ata që kanë një televizor Samsung mund ta instalojnë Klani Im dhe të shohin të gjithë programet e dëshiruara.

Aplikacioni Klani Im është i disponueshëm për platformat iOS dhe Android, ku mund të ndiqni falas, pa pagesë, live në kohë reale 21 kanale televizive dhe 4 kanale radio./tvklan.al

Shkarko aplikacionin për iOS

Shkarko aplikacionin për Android