Klasat e para dhe të 10-ta pa mësues ndihmës - Tv Klan

Klasat e para dhe të 10-ta pa mësues ndihmës


Klasat e para dhe të 10-ta pa mësues ndihmës

16:40 21/10/2021

Bajrami : U emëruan 1300, por janë të pamjaftueshëm sepse janë 5 mijë fëmijë me probleme

Gati një muaj nga nisja e vitit të ri shkollor ende mungojnë mësuesit ndihmës për klasat e para dhe të 10-ta. Ndërkohë që për nxënësit me aftësi të kufizuara ose ata të spektrit autik, në klasat e tjera  janë emëruar 1300 mësues ndihmës në mbarë vendin. Por sipas drejtueses së shoqatës së fëmijëve autik, Eglantina Bajrami janë të pamjaftueshëm.

Në klasat e para normalisht bëhet vlerësimi tani sepse kanë ardhur tani dhe klasat e dhjeta për arsye se prindërit nuk deklaron kur mbaron klasa e 9-të, do e çojë fëmijën në shkollë të mesme. Sipas Ministrisë së Arsimit janë 1380 mësues në të gjithë Shqipërinë. Numri i nxënësve është rreth 5 mijë me aftësi të kufizuar, kryesisht janë nxënësit me autizëm që kanë të domosdoshme mësuesin ndihmës, edhe sindroma down e ka të domosdoshëm mësuesin. E mira do ishte një mësues për një fëmijë”, është shprehur Eglantina Bajrami.

Bajrami shprehet se shqetësim për prindërit është edhe orari i kufizuar i këtyre mësuesve, dhe ata detyrohen që të paguajnë para nga xhepi .

“Mësuesit janë me dy orë ose me tre. Aty ku është rasti më i rëndë. Duhet të rriten orët, të shkojë 4 orë që nxënësi të mos ikë në shtëpi sepse ndodh që mësuesi i përgjithshëm ndodh që e merr prindin në telefon dhe i thotë hajde ta marrësh”, është shprehur ajo.

Çdo vitit shkollor ka problematika me mësuesit ndihmës sepse ata lidhin kontrata me kohë të përcaktuar nga zyrat arsimore. Në mbarë vendin janë vetëm 80 mësues ndihmës me kontrata të përhershme.

Klan News








Të ngjashme