Lënda jepet në praktikë në 100 shkolla

Për herë të parë nxënësit e klasave të para kanë nisur të zhvillojnë lëndën Teknologji Informacioni dhe Komunikimi.

Bazat e kompjuterit, siguria në internet dhe kodimi janë disa nga njohuritë që nxënësit do marrin.

“Do të mësojnë si funksionon mouse, se si të shkruajnë pasi ata kanë mësuar shkrimin në Abetare, do mësojnë të ngjyrosin, të bëjnë një figurë në paint. Pra këto orët e para janë bazat e kompjuterit”, thotë mësuesja Alvara Gjorga.

Kjo lëndë nuk ka tekst por zhvillohet në praktikë. Përdorimi i teknologjisë për të mësuar gjëra të reja duket tërheqëse për nxënësit.

“Kam mësuar mausin dhe këto format”.

-Të pëlqen?

“Po”.

 “E pëlqej shumë”.

-Çfarë të pëlqen?

“Që ta çoj te kjo e verdha, ka një gocë që po troket dhe e pëlqej kur dikush më troket”.

Megjithatë në orët e para janë hasur edhe vështirësi.

“Për  t’i mbajtur të përqëndruar është pak vështirë sepse është klasë e parë, është pak shtesë për ata po si gjithmonë gjërat e reja, është pak vështirë”.

Gjatë vitit shkollor klasat e para do njihen me bazat e fushës së kodimit. Kjo përmes lojërave, ku fëmijët do duhet të japin disa komanda.

“Kur e dëgjon duket pak vështirë që si do e mësojnë se janë klasë e parë, por është menduar në formën e  lojës. Për ta ndërtuar këtë digë ky kastor duhet të marrë disa udhëzime, këto udhëzime do ja japë nxënësi. Në të vërtetë do kuptojnë që për të bërë diçka duhet të japësh disa komanda”.

Lënda e Informatikës është një projekt pilot që zhvillohet për herë të parë këtë vit. Si fillim do zbatohet në 100 shkolla.

Tv Klan