Klaudia Pepa është një ndër balerinat më të suksesshme shqiptare dhe Bora Zemani një moderatore shumë e dashur për publikun. Të dyja bukuroshet do të jenë përkrah Ardit Gjebreas në edicionin e 20-të të festivalit të këngës ‘Kënga Magjike 2018’.

Ato kanë ndarë emocionet e tyre, pak minuta para se të futen në skenë.

Kaludia Pepa:

Jam shumë e emocionuar se nuk e di si do më prisim këtë herë si bashkëprezantuese me Arditin dhe me Borën. Kam shumë emocione, do prezantoj, do kërcej, jam me ju, jam shumë e lumtur.

Bora Zemani:

Kam emocione, por janë nga ato emocionet e mira. Për pak fillon magjia”./tvklan.al