Më 25 Tetor është mbajtur “Miss Grand International”, konkursi i bukurisë ku marrin pjesë vajza nga e gjithë bota dhe renditet në top 3 eventet më të rëndësishme.

Shqipëria u përfaqësua nga Klaudia Kalia, e cila jo vetëm u pëlqye nga mediat ndërkombëtare, por edhe u vlerësua si me e bukura me bikini dhe u rendit në “top 10” nga votat e publikut përpara se të fillonte gara.

Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfeu eksperiencën e saj si pjesëmarrëse e “Miss Grand International”.

https://youtu.be/ZCJF3h6FhK8?t=3m36s

“Ishte një eksperiencë e veçantë që do të mbetet gjatë në memorien time. Nuk besoj se do të kem një rast tjetër të përjetoj një eksperiencë të tillë. Nuk e kam pritur që në një vend aq të largët të kisha një publik aq të madhe që t’më pëlqente. Kjo ishte ndjesia më e mirë që kam përjetuar. Gara ishte shumë e fortë, kishte shumë vajza të bukura, por ajo që njerëzve iu pëlqeu më shumë tek unë ishin flokët dhe trupi im. Unë jam 1.80 e gjatë, jam aktivizuar jashtë dhe në Shqipëri si modele. Së shpejti kam në plan të lëviz jashtë Shqipërisë”,

tha Kalia.

Klaudia është e njohur për publikun pasi vitin e kaluar ajo u zgjodh “Miss Grand Albania 2017”, por mosha e vogël e penalizoi që ta përfaqësonte Shqipërinë atë vit. Megjithatë këtë vit ëndrra e Klaudias u bë realitet.

/tvklan.al