Balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa po korr një sukses të madh në Itali me profesionin e saj, ku është bërë dhe një nga personazhet mjaft të njohur dhe komentuar. Së fundmi Klaudia ka marrë pjesë edhe në disa videoklipe të këngëtarëve të njohur italianë si për shembull në videoklipin e Fabrizio Moros, në këngën “Voglio stare con te”.

Para disa ditësh ajo ka marrë vëmendjen e të gjithë italianëve me praninë e saj në videoklipin e artistit Aka7even. Kënga mban titullin “Loco” dhe është pritur mjaft mirë nga publiku duke numëruar miliona klikime.

Në videolklip Klaudia shfaqet mjaft seksuale dhe në super formë, madje dhe mediat italiane i kanë kushtuar asaj një artikull për pjesëmarrjen e saj në këtë videoklip. /tvklan.