Klauzola e Erling Haaland me Manchester City


Klauzola e Erling Haaland me Manchester City

15:20 06/10/2022

Real Madrid mund të blejë norvegjezin në 2024 për më shumë se 200 milionë euro

Erling Haaland është njeriu i momentit në futbollin Europian. Sulmuesi norvegjez ka mrekulluar me performancën e tij në sezonin e parë me fanellën e Manchester City, duke tërhequr vëmendjen të gjithëve. Një formë e jashtëzakonshme kjo nga ana e 22-vjeçarit, për të cilin thuhet se ka një klauzolë largimi nga “Etihad Stadium”.

Në kontratën që i skadon pas 5 vitesh, mendohet se ekziston klauzola për t’i dhënë lamtumirë Manchester City në vitin 2024 nëse e interesuar dhe në drejtim të tij mbërrin një ofertë nga Real Madrid. Kryeqytetasit ishin kandidat potencial për të blerë kartonin e tij nga Dortmund në merkaton e kësaj vere, por në fund nuk ia doli’.

Gjithsesi, Haaland mbetet sërish në listën e dëshirave të tyre dhe tashmë ka nisur punën për përpilimin e ofertës. Mbi 200 milionë euro pritet të shpenzohen për të marrë në “Santiago Bernabeu” sulmuesin e së ardhmes dhe pasuesin ideal të Karim Benzema. Norvegjezi do të ishte një goditje tepër e madhe nga ana e klubit mbretëror dhe nëse shifrat janë të vërteta, do të bëhej blerja e dytë më e kushtueshme në botën e futbollit. Rekordi mbahet nga Neymar, kartoni i të cilit i kushtoi PSG-së 222 milionë euro kur e mori nga Barcelona.

Klan News












Të ngjashme