Këshilli i Lartë i Drejtësisë emëroi 6 gjyqtarë të Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Fatri Islamaj, Artur Gaxhi, Asim Vokshi, Elona Stavri, Andi Civici e Elvana Lluri u votuan në mbledhjen e ditës së sotme.

KLD emëroi gjithashtu edhe Vojsava Osmanajn në Gjykatën e Apelit në Shkodër.

Votimi për emërimin e një anëtari në Gjykatën e Lartë të Krimeve të Rënda u shty, pasi Klodian Kurushi dhe Idriz Mulkurti morën numër të barabartë votash, nga 5 të tilla.

Tv Klan