Ina RamaKëshilli i Lartë i Drejtësisë rrëzoi sot kërkesën e ish-Prokurores së Përgjithshme Ina Rama për t’u emëruar si gjyqtare në Gjykaten e Apelit.

Anëtarët e KLD-së e rrëzuan kërkesën, me arësyetimin se Ina Rama ka qenë gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda dhe jo në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Sipas KLD-së, ish-prokurorja, Ina Rama duhet t’i nënshtrohet procedurave të konkurimit, së bashku me kandidatët e tjerë pretendentë për këtë gjykatë.

E. Gjoni