Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka rrëzuar tre kërkesa të Ministrit të Drejtësisë Petrit Vasili, i cili kishte kërkuar procedim disiplinor për tre gjyqtarë.

Konkretisht janë rrëzuar kërkesat për procedim ndaj gjyqtarëve Joana Qeleshi, kryetare e Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Lazër Sollaku dhe gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Arqile Basho.

Në mbledhjen e kësaj të premteje të KLD-së është bërë vlerësimi për 10 gjyqtare kryesisht të gjykatave në Tiranë.  

Tv Klan