Dy ish-konkurrente të spektaklit “Love Story” në TV Klan, Klea dhe Ariana, kanë folur së fundmi për eksperiencën e tyre në këtë romancë live.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, vajzat kanë treguar se çfarë do të bënin nëse do t’i ftonte Saimiri në dasëm.

Më tej Klea ka rrëfyer edhe momentin më të sikletshëm në rrugëtimin e saj në Love Story.

Çfarë do bënit nëse do ju ftonte Saimiri në dasëm?

Klea: Nuk e mendoj fare sepse kjo dasma nuk do ndodhë.

Ariana: Do t’i bëj kurs falas nuses, do bëj dhe ëmbëlsirat. Shpresoj të jetë një nga vajzat që kam unë mikesha.

Momenti më i sikletshëm në Love Story?

Klea: Momente të sikletshme kam pafund, kur vendosën që unë të preja flokët. Jo se mori njeri gërshërët dhe mi preu, por duke qenë se unë i kisha prerë edhe dy herë të tjera vetë, mendoja se më shkonin.

Tjetër moment i sikletshëm ishte momenti kur u eliminova sepse ishte shumë dëshirë e madhe për të arrirë deri në fund. Ishte zhgënjim i vetes, familjes…/tvklan.al