Ata janë ndër çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar. Ai është kantautor shumë i suksesshëm, ndërsa ajo është aktore, këngëtare dhe prezantuese shumë e mirë. Një këngë duket se i bashkoi bashkë dhe prej dy vitesh, ata janë në një lidhje të bukur dashurie.

Klea Huta dhe Elgit Doda ishin sot në një intervistë ekskluzive në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, nga ku rrëfyen historinë e tyre të dashurisë. Ndonëse kishin pothuajse një vit të lidhur, ata u munduan ta mbajnë të fshehtë lidhjen deri në momentin kur menduan se dashuria e tyre është tepër e fortë.

Më 10 Tetor 2017, Elgiti dhe Klea bënë publike marrëdhënien e tyre dhe dolën hapur në evente të ndryshme.

“Ne jemi mbështetja e njëri-tjetrit në çdo gjë që bëjmë dhe sigurisht që është krahu im i djathtë. Kur ishim në fakultet unë kisha dëshirë t’i bëja një këngë Kleas, por nuk u realizua. Më vonë kur unë po bashkëpunoja me djemtë e “Alar Band”, ata më thanë se do të realizonin një këngë me Klean. Ia propozova këngën Kleas dhe e pëlqeu dhe ndërkohë që punonin për këngën njiheshim edhe më shumë. Klea më pëlqeu, sepse i ngjan mamit tim. Unë nuk kam dashur vërtetë që të bëhesha lajm për këtë temë, por është e pashmagshme

”, tregoi Elgiti.

“Ne jemi njohur që në fakultet, na ka njohur muzika. Kënga “Amla” është himn i dashurisë tonë, sepse që kur e kam dëgjuar më ka pëlqyer shumë. Nuk e dija që do të bëhej hit, por Elgiti siç duket i futi të gjithë dashurinë që ndiente dhe shkriu talentin. Titullin e këngës unë e kam vendosur vetë dhe varësja që mbaja në qafë ra në sy dhe nisi të shkruhej se ma ka dhuruar Elgiti. Elgiti më pëlqen, sepse është djalë me shumë parime, me moral, ka virtyte që unë i kam vlerësuar gjithmonë tek një njeri. Tek Elgiti pashë një shëmbëlltyrë të asaj çfarë do doja të kisha në jetë. Që lajmi që ishim bashkë do të dilte një ditë do të dilte, por ne donim që ta diskutonim një herë bashkë, ndaj edhe e shtymë për një vit”,

tha Klea.

/tvklan.al