Kompozitori i njohur Elgit Doda dhe Klea Huta janë bërë pjesë e rubrikës “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare. Arditi ka shkuar të marrë personalisht çiftin me nje biçiklete që nxë tre veta, duke i bërë edhe një shëtitje nëpër qytet si taksist.

Gjatë udhëtimit të tyre, Arditi i ka bërë disa pyetje ngacmuese dhe një ndër to ishte nëse Elgiti do pranonte që Klea të realizonte një skenë erotike në një film.

Ardit Gjebrea: Vjen një film zoti kompozitor dhe aktorja duhet të puthet me kolegun e saj ose ndryshe me partnerin në film, a do ta lejonit ju?

Elgit Doda: Po pse jo, unë kur e kam njohur e kam njohur aktore, pse jo të mos e pranoja.

Ardit Gjebrea: Po nëse gjatë filmit do të kishte një skenë ku bashkëshortes tuaj do i duhet që puthjen ta jepte në krevat?

Elgid Doda: Freno, freno mos e zgjat aq shumë.

Ardit Gjebrea: Pse?

Elgid Doda: Unë për vete do isha në rregull, por është djali, e kemi shumë xheloz djalin. /tvklan.al