Këto zgjedhje do të kenë një ndryshim sa i përket listave pasi ato do të jenë të hapura. Megjithatë edhe brenda këtyre listave që u miratuan në Kuvend vitin e kaluar pas debateve të shumta, fshihen disa kleçka që këtë të martë i shpjegoi në studion e “Opinion” analisti Artan Hoxha.

Ai mori si shembull listën e Partisë Socialiste dhe tha se nëse gjysma e dytë e kandidatëve merr më shumë vota për mandat për që ka fituar si parti prapë se prapë nuk mund të hyjnë si deputetë. Sipas tij, ata duhet që të marrin herësin e votave plus 1 votë.

“Supozojmë që deri tek Eduart Shalsi kanë marrë zero vota. Asnjeri, s’ka vënë asnjë votë tek 18 vetat dhe të gjitha votat janë marrë tek 18 të tjerët në mënyrë të barabartë. Pra nga Pandeliu deri tek i fundit kanë marrë votat e partisë në mënyrë të barabartë. Asnjë nga këta 18 e dytë nuk mund të kualifikohen sepse duhet të kishin 1 të 18 plus 1, por kanë fiks 1 të 18. Nëse Majko merr 10 mijë e 2 vota, do të mundë më të dobëtin. Që do të thotë Pandeli Majko, Plarent Ndreca, Mimi Kodheli e të tjerë me radhë duhet të marrin herësin plus 1 votë. Nëse 18 të parët kanë marrë zero vota individuale dhe të tjerët kanë marrë baras sa herësi, i rroftë që kanë marrë 10 mijë e kusur vota sepse kualifikohen 18 të parët. Pra lista është e hapur, por shih sa pak e hapur. Ka rëndësi votat që marrin individët, por ata që janë tek gjysma e listës ose tek pjesa jo kualifikuese duhet të marrë herësin, pra mesataren e votave për mandat që ka fituar ajo parti plus 1 votë që të futet në garën mes individëve”, tha Hoxha.

Mirëpo, sfida bëhet e vështirë për kandidatët që gjenden në fundin e listave. Kjo pasi kandidatët në vendet e para janë të avantazhuar sepse edhe ata mund të fitojnë vota, duke i bërë të fundit që të mos arrijnë të kalojnë herësin.

“Këta tek pjesa fillestare e listës, mjafton të lodhen ca dhe të marrin ca vota. Sa më shumë vota të kenë marrë këta, aq më pak mbeten për këtë tjerët që të mundin herësin. Me zero vota fitonin këta, po sikur këta të marrin nga 1 mijë vota. Le të marrin këta pastaj nga 8 mijë, ose 9 mijë. Lista e parë, pjesa kualifikuese e listës është shumë e avantazhuar dhe ata mbrapa duhet të bëjnë sforco të madhe”, tha Hoxha./tvklan.al