Kantautori i njohur Kledi Bahiti dhe moderatorja e njohur e sportit Pejana Elezi para një muaji janë bërë prindër për herë të parë të një djali të quajtur Gred. Për të rrëfyer më shumë rreth historisë së tyre të dashurisë, jetës në çift dhe kalimin në fazën e prindërimit ata kanë qenë të ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan.

Rudina Magjistari: Si u njohët dhe ku u takuat për herë të parë?

Kledi Bahiti: Ishte një periudhë ku unë isha shumë i ngarkuar në studio, çdo histori e imja e mirë apo e keqe që më ka ndodhur në jetë, gjithë energjinë time e kam dhënë me muzikën, ka qenë studio si xhamia apo kisha ime, një kult. Ka qenë një moment që kam dalë në verandën e studios për të pirë një cigare dhe shof që më kishte bërë friend request dikush.

Zakonisht më bëjnë shumë njerëz dhe gjithmonë i anashkaloja, dikë që e njof i bëj follow back dhe shof këtë, Pejana Elezi, thashë ç’është ky emër dhe i çoj një gotë birrë dhe një lule. Ajo ma ktheu dhe nisi kështu biseda. Një ditë ka ardhur Pejana më ka marrë në studio me makinë dhe më ka çuar në Dajt, kemi folur pothuajse gjithë natën dhe pastaj avazh avash u lidhëm.

Rudina Magjistari: Ti pse i cove kërkesë?

Pejana Elezi: Kjo është pjesa më e bukur. Unë dhe Kledi nuk jemi parë asnjëherë në Tiranë. Është turp ta them por në fillim kur diskutonim për këngët e Kledit dhe unë shumicën e këngëve nuk i dija, i thoja ti i ke bërë, vërtet? Kam qenë në shtëpi, po lexoja një libër dhe nuk e di si më vjen si emër Kledi Bahiti dhe e kërkoj në Instagram dhe i bëj follow. E lashë telefonin dhe nuk e mendova më fare.

Rudina Magjistari: Po si ndodhi kjo tërheqje?

Pejana Elezi: Këtë nuk e dimë as unë as Kledi. Prandaj i besuam fort kësaj histori sepse mënyra se si erdhi dhe se si vazhdoi kam përshtypjen se ishte dikush tjetër që na i vendosi gjërat për të vazhduar me njëri-tjetrin. Paskemi qenë të humbur dhe u gjetëm.

Kledi Bahiti: Në një jetë tjetër do kemi qenë bashkë me siguri. /tvklan.al