1

Balerini i njohur Kledi Kadiu ka bërë publik lajmin se së shpejti do të bëhet baba.

Në llogarinë Instagram Kadiu shkruan: “Për të gjithë ju që nuk e dini dua t’ju lajmëroj se janarin e ardhshëm e bukura ime Charlotte do të më bëjë baba. Më ka bërë dhuratën më të bukur në botë. Ndihem super i lumtur”.

Pas publikimit të këtyre rreshtava çifti ka marrë urime pa fund nga miqtë dhe ndjekësit në rrjetet sociale.

tvklan.al