Aktiviteti para rinisjes së dialogut në Bruksel

Në vitet e ‘90 në kohën e regjimit të Slobodan Millosheviçit, ka nisur ndërtimi i Kishës Ortodokse serbe në kampusin e Universitetit të Prishtinës. Punimet e kësaj kishe zgjatën rreth një dekadë për t’iu vënë kryqi ende pa përfunduar tërësisht pak para bombardimeve të NATO-s.

“Meqenëse ne kemi qenë të përjashtuar në atë kohë nga Universiteti i Prishtinës, nga objekti i UP-së, sepse kemi vazhduar nëpër shtëpi private, nuk kemi pasur forcën dhe ndikimin për ta penguar ndërtimin e kësaj kishe”.

Ndërkohë në prag të dialogut Prishtinë Beograd është mbajtur një aktivitet liturgjik nga krelikët fetar serb në mënyrë të fshehtë pa pasur leje nga askush të cilën drejtues të Universitet e konsiderojnë të papranueshme dhe tendencioze.

“Para pak ditësh me vendimin e gjykatës, në Bosnjë, është shkatërruar një kishë e tillë dhe të dytën e shoh si tendencë të Serbisë që këtë objekt ta fusë te objektet e rëndësishme para bisedimeve me palën kosovare në Bruksel”.

Këtë veprim e konsideron dështim të institucioneve të drejtësisë dhe qeverisë së vendit.

“Nëse është një aktivitet ilegal dhe sekret i palës serbe, institucionet më të larta në qeveri dhe AKI-ja është dashur të kenë në informatë dhe të na informojnë ne në Universitet që ta ndalojmë këtë aktivitet”.

Për këtë aktivitet në Kishën e pafunksionalizuar serbe ka pasur reagime të shumta dhe protesta nga studentët dhe Partia Socialdemokrate.

Tv Klan