KLGJ: Gjykatat s’hapen pa ikur Covid

KLGJ: Gjykatat s’hapen pa ikur Covid

15:47 23/05/2020

Bllokimi i gjyqeve mbingarkon sistemin

Të gjitha gjykatat e vendit do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura deri në përfundim të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Një kërkesë për informim të Tv Klan se kur do të nisin të kryhen proceset gjyqësore, KLGJ u përgjigj zyrtarisht duke sqaruar se puna normale nëpër gjykata do të nisë kur të përfundojnë “gjendja e fatkeqësisë natyrore”, e vendosur më datë 9 Mars nga këshilli i ministrave e miratuar edhe në Kuvend.

Sa kohë që ky ligj është në fuqi dhe gjendja e epidemisë vazhdon, Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk mund të vendosë rifillimin e veprimtarisë së plotë gjyqësore në kundërshtim me ligjin”, thuhet në përgjigjen e KLGJ.

 Referuar aktit normativ, kjo situatë do të vazhdojë të paktën deri në datën 23 Qershor kur mbaron afati i “gjendjes së emergjencës”.

Por në pritje të 23 Qershorit, qeveria ka lehtësuar mjaft masa, duke lejuar edhe hapjen e bareve dhe restoranteve, në të cilat ndodhin grumbullimet me të shumta të qytetarëve.

Pezullimi i proceseve ka shkaktuar probleme të ndryshme për qytetarë e biznese, ndërsa avokatët thonë se bllokimi i seancave gjyqësore e ka mbingarkuar sistemin. Që nga shpallja e pandemisë ishin planifikuar të zhvilloheshin 8 689 seanca penale dhe civile vetëm në Tiranë, por 90 % e tyre u pezulluan bazuar në vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo