ILD kërkon penalizimin e gjyqtarit të Matit Rexhep Karaj, për vonesa në vendimarrje

Gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu është ndëshkuar me masë disiplinore nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Gjyqtares për 6 muaj do t’i ulet 20% e pagës. Kërkesa për masën disiplinore ndaj magjistrates ishte bërë nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë për shkelje të etikës.

ILD gjatë hetimit administrativ konstatoi fakti që gjyqtarja, në shkelje të rregullave të punës së saj, ka duke komunikuar paraprakisht me palët, në proces për vendimarrjen.  Po ashtu kryeinspektori Artur Metani kërkon penalizmin me masën disiplinore të gjyqtarit të gjykatës së Matit Rexhep Karaj. Sipas ILD-së gjyqtari është denoncuar nga një qytetar pasi i kishte vonuar jashtë çdo afati ligjor zbardhjen e vendimit. Gjatë hetimit administrativ është konstuar nga ILD se gjyqtari Karaj i kishte rrëzuar padinë qytetarit që ishte hequr nga puna, dhe duke mos i zbardhur vendimin i ka djegur mundësinë e apelimit në një gjykatë më të lartë.

Po ashtu në notën informuese ILD bën me dije se edhe për vendime të tjera të magjistratit, rezulton se mosarsyetimet në kohë të vendimeve gjyqësore janë jo vetëm janë të përsëritura dhe vazhduese, por rezultojnë të jenë gjithashtu dhe të pajustifikuar. Për gjyqtarin Rexhep Karaj kryinspektori kërkon ulje e përkohshme të pagës deri në 40 % për një periudhë jo më të gjatë se një vit.

Klan News