Avokati Ardian Visha: Vendimi i padrejtë, do ta ankimojmë

Enkelda Hoxha nuk do ta ushtrojë më profesionin e gjyqtares. Këshilli i Lartë Gjyqësore vendosi që të pranonte kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe shkarkoi nga detyra magjistraten.

Enkelda Hoxha u gjet në faj për lirimin me kusht të Hekuran Billës i dënuar për vrasje. Avokati Ardian Visha pas daljes nga KLGJ e cilësoi vendimin të padrejtë. 

“Politika ka një mendje të posaçme në këtë rast, natyrisht për interesat e saj. Ka ndikuar kjo vëmendje dhe kjo trysni tek anëtarët e KLGJ, këtë nuk jam në gjendje ta provoj. E thashë qëllimin tim, në njërin nuk ka asnjë shkelje, në tjetrin shkelja u vlerësua e tillë për ta shkarkuar. Do ta ankimojmë patjetër”, u shpreh avokati Visha.

Në seancën e shkuar Enkeleda Hoxha pranoi fajin para KLGJ duke theksuar se ka gabuar në përllogaritjen e paraburgimit që kishte kryer në Angli hekuran Billa. Po ashtu ajo tha se ka shkelur ligjin duke i ulur 1 vit dënim 40-vjeçarit i cili u ekzekutua në 11 qershor të viti të shkuar. 

Avokati i gjyqtares i kishte propozuar Artur Metanin që të bënin një marrëveshje. Duke qenë se gjyqtarja pranon fajin për Hekuran Billën të mos shkarkohej por t’i caktohej një masë më e butë disiplinore si ajo e pezullimit nga detyra me afat. Por kryeinspektori Metani i ka qëndruar deri në fund kërkesë së tij, duke kërkuar shkarkimin e Hoxhës.

Sipas metanit gjyqtarja Hoxha ka cënuar besueshmërin e publikut tek sistemi gjyqësore dhe ka diskredituar figurën e gjyqtarit. Enkeleda Hoxha është arrestuar në shkurt së bashku me 9 persona të tjerë me urdhër të SPAK pasi akuzohet për korrupsion.

Ajo ka kërkuar disa herë nga kolegët e saj masë më të butë sigurie për shkak të problemeve familjare, por kërkesat e saj janë rrëzuar.

Klan News