Kreu i ILD shprehet i pakënaqur për vendimin

Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka marrë një vendim për të shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha e cila është e arrestuar me akuzën e korrupsionit.

Kërkesa për shkarkimin e saj ishte më bërë më herët nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, por në mbledhjen e sotme të KLGJ është rënë dakord që të mos merret asnjë vendim përpara se Hoxha të ketë të drejtë të mbrohet në seancë.

Për gjyqtaren e Krujës është vendosur vetëm masa e pezullimit nga detyra pas arrestimit të saj nga SPAK.

Hetimi ndaj gjyqtares nisi nga ILD që në 16 Korrik 2020-të, për favorizim në lirimin nga burgu të të dënuarit Hekuran Billa, i cili u ekzekutua në Qershor në një atentat mafioz.

Për këtë çështje ILD ka kërkuar edhe shkarkimin e prokurorit të Krujës Bujar Memia.

Tv Klan