Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një fabrikë veshjesh në Durrës për të treguar se si kanë ndikuar masat lehtësuese të qeverisë në klimën e të bërit biznes.

Rama: Ju kanë ndihmuar këto masat që kemi marrë ne?

Sipërmarrësi: Gjithçka na ka ndihmuar. Klima që është krijuar këto vite për biznesin, nuk ka qenë kurrë më parë.

Rama: Në ç’kuptim?

Sipërmarrësi: Në kuptimin e bashkëpunimit, nëse korrektësia vjen nga biznesi, ne na ka ardhur pastaj dhe bashkëpunimi me institucionet shtetërore, tatim–taksat, bashkia e gjithçka.

Pjesë e diskutimeve u bë edhe diferenca në pagat për punonjësit.

“Kur kam ardhur paga ka qenë 230 mijë. Sot e kam 320 mijë bashkë me figuracionet”, tha një punonjëse.

Kryeministri u shpreh se kalimi në sipërmarrje me cikël të mbyllur, është një arritje e rëndësishme dhe se sfida e radhës janë më shumë produkte “Made in Albania”.

Tv Klan