Klinika private e nxjerr pozitiv dhe i jep mjekim, 32-vjeçar nuk ishte prekur nga COVID-19



Klinika private e nxjerr pozitiv dhe i jep mjekim, 32-vjeçar nuk ishte prekur nga COVID-19

21:23 11/12/2020

Për rastin e 32-vjeçarit, që është diagnostikuar me COVID nga klinika private, dhe ka dalë negativ në shtet, iu drejtuam njësisë vendore të kujdesit shëndetësor Shkodër, për të kuptuar, pse kemi dy rezultate të ndryshme.

Përgjegjësja: Ne këtu vetëm marrim mostra dhe i dërgojmë në Institutin e Shëndetit Publik, është i vetmi laborator referencash, që i ban, janë shtuar edhe QSUT edhe këto.

Gazetarja: Në bazë të eksperiencës tuaj, kur është mirë të bëhet tamponi, në mënyrë, që rezultati të jetë sa më i saktë? Pas 4 ditësh?

Përgjegjësja: 3-4 ditë. Ditën e 3, 4 dhe 5. Ka patur raste, që janë kapur dhe në ditën e dytë dhe të parë, sepse varet nga virulenca, por për siguri, ajo bëhet ditën 3,4,5-të.

Gazetarja: Zotërisë, mesa kuptova, i ka dalë PCR e lartë.

Përgjegjësja: PCR nuk është se e jep vetëm Covid, e japin dhe sëmundje të tjera infektive. Ke ba tampon?

Denoncuesi: Jo!

Përgjegjësja: PCR nuk ta jep vetëm COVID, ta japin çdo sëmundje infektive.

Denoncuesi: Ajo më tha mua, që ke COVID-in.

Përgjegjësja: Ti nuk mund të izolohesh pa tampon.

Lidhur me këtë rast flasim me përgjegjësen e sektorit të epidemiologjisë, që na sqaron procedurën e ndjekur. Në këto kushte 32-vjeçari luan kartën e fundit, duke bërë analizën serologjike pranë Spitalit Amerikan. Pas 24 orësh i riu mëson, se nuk e ka pasur kurrë COVID-19.

“Stop” ka folur sërish me denoncuesit dhe ai thotë se nuk e ka kaluar kurrë COVID-in.

Përgjigja ka dalë negative, që unë nuk e kam pas koronën, as nuk e kam kaluar. Më kanë ba me u fut në karantinë, me u fut në shpi me qira. Më kanë bë me marr ilaçe shumë të gabume, me serume me gjilpëra, shumë lloje ilaçesh, këto më kanë shkaktuar shumë keq në trupin tim”, deklaron./tvklan.al






Të ngjashme