Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia gjermane në Dusseldorf. Shqiptari ishte shpallur në kërkim nga autoritetet austriake, si i dyshuar në vrasjen e një 46-vjeçari boshnjak mbrëmjen e 4 Qershorit në Salzburg.

Mediat gjermane shkruajnë se shqiptari i arrestuar njihet me emrin Klodi dhe është nga Tirana. Identiteti i tij i plotë nuk është bërë publik. Ai u arrestua në një lokal gjatë kontrolleve rutinë të policisë gjermane. Sipas një zëdhënësi të policisë së Dusseldorf, Klodi nuk ka bërë rezistencë gjatë ndalimit. 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake pas vrasjes dhe do të ekstradohet në Austri për t’u përballur me akuzat.

Në ngjarjen e 4 Qershorit, mbeti i plagosur edhe djali i viktimës 46-vjeçar. Për këtë krim, më herët është arrestuar edhe një shqiptar tjetër 34-vjeçar. Aktualisht ai është në paraburgim, por roli i tij në ngjarje nuk është i qartë. /tvklan.al