Një grua biznesmene është marrë në pyetje në lidhje me hetimin që po kryhet për atentatin me 4 të plagosur në Tiranë gjatë javës së kaluar.

Ky fakt është bërë i ditur nga gazetarja Klodjana Lala në studion e emisionit Opinion në Tv Klan.

Sipas gazetares Lala, ajo është pyetur pasi gjatë kohëve të fundit i ka dhënë automjetin Benz G-Class gruas së të ndjerit Roan Brahimi. Pikërisht hetuesit dyshojnë se gruaja e Roan Brahimit ka qenë shënjestër, por nuk mund të jetë ngatërruar me 4 personat që udhëtonin me një automjet të ngjashëm Benz G-Class.

“Është pyetur dhe një biznesmene me iniciale A.M., është pyetur orë të tëra. Sepse e veja e Roan Brahimit nuk e ka patur këtë automjet që dyshohet që ndryshon vetëm një gërmë në përdorim, e ka marrë vetëm kohët e fundit, ditët e fundit. Është pak e koklavitur”, u shpreh Klodiana Lala.

4 të plagosurit e atentatit janë shoferi 34-vjeçar, një 19-vjeçar dhe dy vëllezër të mitur 11 dhe 17 vjeç. 11-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë dhe po kurohet në një spital në Itali. /tvklan.al