Liverpuli pret Sparta Pragën në ndeshjen e dytë të raundit të 16 të Ligës së Europës, ndërsa fitoi sfidën e parë 5-1. Por trajneri i të kuqve Jurgen Klopp tha se ndaj çekëve duhet pasur kujdes, ndërsa shtoi se Mohamed Salah, është gati që ta nisë si titullar.

“Në formacion do të hedhim lojtarët me formën më të mirë, pasi këtë kemi nevojë. Ta harrojmë rezultatin e ndeshjes së parë, por jo shanset që ata patën ndaj nesh. Na krijuan shumë probleme. Mendjen e kam te rastet e tyre dhe jo te golat tanë që erdhën falë individualiteteve”.

Milani do të përballet në transfertë me Slavia Pragën pas fitores 4-2, ndërsa Atalanta e Gjimshitit pret Sportingun, me sfidën e parë që përfundoi në barazim 1-1. Leverkuzeni do të kërkojë kualifikimin në shtëpi kundër Karabakut pas barazimit 2-2.

Braiton pret Romën që i mposhti në “Olimpiko” 4-0. Sfida të tjera janë Uest Hem-Freiburg dhe Vijareal-Marsejë.

Klan News